Futboll Seria A Sport

MREKULLIA KUNDËR INTER/ Mihajlovic: Kam thënë një budallallëk për të motivuar ekipin

Bologna ka realizuar një mrekulli dhe ka fituar 2-1 me përmbysje në fushën e Inter-it. Trajneri Sinisa Mihajlovic ka analizuar fitoren e bujshme.

“Kemi luajtur shumë keq në 20 minutat e para. Nuk kemi bërë dy pasime radhazi. Kemi shkuar afër golit me Orsolini-n, por nuk do të kishte qenë e drejt, ka thënë trajneri i Bologna-s për DAZN.

“Në pjesën e dytë jemi futur në fushë me një mentalitet ndryshe. Nuk ishte e lehtë të fitoje kundër Inter-it me një lojtar më pak dhe me një penallti kundër. Kemi fituar me meritë”.

“Çfarë i kam thënë ekipit pas pjesës së parë? Nëse shënojnë një gol, fitojmë. Kam thënë një budallallëk për t’i motivuar”, ka thënë Mihajlovic duke qeshur.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Tentativa të shumta, Partizani dhe Teuta ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

E BUJSHME/ Ceremonia e hapjes e “Paris 2024” në lumin Sena dhe jo në stadium

Delo.autor

E PABESUESHME/ Liverpool gjunjëzohet nga një futbollist i vetëm, Watkins show në 45 minutat e para (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment