Futboll Sport

TRI NDESHJET E TETORIT/ Luis Enrique befason me dy prurje të reja tek Spanja

Luis Enrique sapo zbuloi listën e lojtarëve për ndeshjet e tetorit: ndaj Portugalisë (7 tetor, në Lisbonë), Zvicrës (Valdebebas, 10 tetor) dhe Ukraina (Kiev, 13 tetor). E para është miqësore, dy të tjerat në kuadrin e Ligës së Kombeve. Në këtë garë, Spanja kryeson grupin e vet, pasi barazoi në Gjermani dhe mposhti Ukrainën 4-0. Për këto tri ndeshje, Luis Enrique ka thirrur 25 lojtarë. Dy risitë janë Canales dhe Campaña, ndërsa Ceballos është i dëmtuar dhe nuk grumbullohet dot. Mungesa e Iago Aspas vazhdon të dalë në pah, pavarësisht nga fillimi i mirë i sulmuesit galician në La Liga, me tre gola në katër ndeshje.

Portierë: De Gea, Kepa, Unai Simón.
Mbrojtës: Jesús Navas, Sergio Ramos, Pau Torres, Eric García, Diego Llorente, Gayà, Reguilón.
Mesfushorë: Busquets, Rodri, Mikel Merino, Fabián Ruiz, Ceballos, Canales, Campaña.
Sulmues: Rodrigo, Ansu Fati, Ferran Torres, Dani Olmo, Adama Traoré, Oyarzabal, Gerard Moreno

Related posts

E BUJSHME/ Liverpool këshillohet ta mbajë në skuadër Shaqirin, ja arsyeja

Delo.autor

“KAM QENË TIFOZ I INTER”/ Anchelotti rrëfen: Flas me Conten në telefon, Milan më ndryshoi jetën…

Delo.autor

Momentet e fundit të helikopterit dhe zhurma e përplasjes, ja pamjet E FRIKSHME (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment