Futboll Kategoria Superiore Sport

U AFRUAN ME BUJË/ 3 nga blerjet e merkatos së Laçit nuk… “duken”

Emiljano Musta, Mentor Mazrekaj, Dorian Kërçiku vazhdojnë të dëmtuar. Tri nga afrimet e verës nuk luajtën kundër Tiranës, teksa po vazhdojnë fazën e riaftësimit. Nëse ata nuk u dukën fare, Albion Marku ka dhënë shenja rikuperimi. Vërtet nuk është në gjendjen optimale, por stafi teknik vendosi që të mos e rrezikojë për një ndeshje testuese.

Armando Cungu shpreson që shtyrja e radhës e kampionatit të sjellë rikuperimin e tyre nga dëmtimet dhe në javën e parë të ketë një organikë të plotë. Laçi i këtij viti është transformuar. Edhe pse nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha në organikë, ditën që të ruajnë bazën e ekipit dhe të afronin elementë cilësorë. Ambiciet janë shtuar ndjeshëm dhe duhet thënë që kurbinasit janë në rrugën e duhur. Në miqësoret e zhvilluara kanë treguar nivel të lartë në lojë, çka jep shpresë për të tentuar edhe majat.

Related posts

E BUJSHME/ Broja luan shansin e artë tek Chelsea, sulmuesi i Kombëtares qëndron tek ekipi i parë nëse…

Delo.autor

TEKNIKU DREJT LARGIMIT NGA “TOPÇINJTË”/ Probleme për trajnerin Arteta, menaxheri Mendes nis kontaktet me Arsenal

Delo.autor

“ASKUSH NUK MA HEQ ILUZIONIN”/ Suárez mesazh të koduar: Kurrë s’do të ndalem së shijuari atë që dua…

Delo.autor

Leave a Comment