Futboll Kategoria Superiore Sport

“FITORE NË MOMENTIN E DUHUR”/ Devolli pas debutimit me fitore në stolin e Drenicës: 3 pikët ua dedikoj djemve

Trajneri i ri i Drenicës Bledar Devolli u shpreh tejet i gëzuar pas debutimit me fitore në stolin e skuadrës drenicake ndaj Trepça 89’ 2-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, ish-trajneri i Kastriotit u ndie i kënaqur me faktin që fitorja erdhi mbasi lojtarët ndoqën udhëzimet e tij në stërvitje.

“E dinim që do ishte ndeshje e vështirë sepse ka një ekip të organizuar. Në pjesën e parë patëm disa mundësi shumë të mira për shënim, por megjithatë jam i lumtur për djemtë sepse kanë ndjekur urdhërat e mia, dhe këtë fitore u’a dedikoj atyre. Një fitore e duhur në kohën e duhur, punuam në goditjet standarte gjatë këtyre dy ditëve dhe ashtu bëmë dhe në fushë”, u shpreh pas ndeshjes trajneri i Drenicës Bledar Devolli.

Related posts

E BUJSHME/ Sportistët që mbulohen nga “miliardat”, ja kush e sundon PLANETIN

Isa.Autor

Finalja e Champions League! Liverpool lë jashtë skuadrës yllin e madh

Sadik.Autor

Akuzat për Bayern Munchen, Hoeness ia plas në fytyrë Bobic

Sadik.Autor

Leave a Comment