Futboll La Liga Sport

CILËSOHEJ SI ZËVENDËSUESI I RONALDOS/ Ja pse ylli Hazard është transferimi më i dështuar në historinë e futbollit…

Eden Hazard, u ble verën e 2019 nga Real Madrid, për shifrën e 138 milion eurove.

30-vjeçari erdhi me bujë të madhe dhe cilësohej si zëvendësuesi i Kristiano Ronaldos, i cili një verë me parë ishte transferuar në Itali tek Juventusi, por koha tregoi që blerja e belgut ishte një blerje e nxituar dhe pse jo e dështuar.

Në vetëm dy vite ish-lojtari i Çelsit ka arritur të luajë vetëm 25 ndeshje, ku ka rënë pre e pothuajse 11 dëmtimeve gjatë dy sezoneve tek madrilenët.

Këtë vit presidenti i Real Madridit, po mendon përsëri rikthimin e Ronaldos, teksa belgu nuk ka mundur të mbulojë mangësitë që la portugezi në sulm. Me sa duket Reali është penduar për shumën e shpenzuar dhe sipas statistikave kjo mund të jetë blerja më e dështuar në historinë e futbollit.

Related posts

TOTTENHAM i jep leksion Man United/ Londinezët thellojnë krizën e Mourinhos

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Pas një SUPER ASIST nga Mount, Hudosn-Odoi nuk fal ndaj Rennes (VIDEO)

Delo.autor

BLERJA REKORD U HARRUA JASHTË LISTËS NË EUROPA LEAGUE/ Trajneri i Ajax “tërbohet”: Ishte gabim në kompjuter…

Delo.autor

Leave a Comment