Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Suad Lici largohet nga Vllaznia, ja kush do të jetë administratori i ri i klubit shkodran

Ashtu edhe siç pritej, Suad Lici nuk është më administratori i klubit të Vllaznisë. Ish-lojtari shkodran ka paraqitur dorëheqjen, e cila është pranuar dhe është zgjedhur zëvendësuesi i tij.

Siç e paralajmëroi edhe “Panorama Sport”, vendin e Licit te Vllaznia do ta marrë Benjamin Naku, i cili është njëkohësisht anëtar i këshillit mbikëqyrës të klubit. Bëhet fjalë për një emër të njohur në qytet, i cili ka qenë dikur gjimnast me famë te Vllaznia.

Njoftimi i klubit:

KF Vllaznia bën të ditur se administratori i klubit, z. Suad Lici, ka kërkuar dorëheqjen nga ky pozicion për arsye të angazhimeve të tij personale.

Këshilli Mbikëqyrës është njohur me kërkesën e z. Lici, e ka shqyrtuar dhe ka vendosur pranimin e saj. Në vazhdim, Këshilli Mbikëqyrës ka diskutuar për administratorin e ri të KF Vllaznia dhe ka vendosur emërimin e z. Benjamin Naku në këtë pozicion.

Naku njihet për karrierën e suksesshme si sportist, por edhe si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Dëshirojmë të shprehim falenderimin tonë për punën e bërë nga z. Lici. Ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij pranë KF Vllaznia, tashmë në pozicionin e Kordinatorit Teknik.

Njëkohësisht i urojmë z. Benjamin Naku suksese në detyrën e re.

Related posts

MERR RRUGËN NGA GJERMANIA PËR TË PARË “KUQEZINJTË”/ Tifozi i veçantë: Interesi është për…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ylli i Manchester Unitedit jep lamtumirën: Largohem në fund të… (FOTO)

Delo.autor

RASTI “CALCIOPOLI”/ Morati vendos “VULËN”: Mjaft me inate e mllefe ndaj Juves, propozimi nga Anjeli…

Isa.Autor

Leave a Comment