Futboll Premier League Sport

150 GOLA NË PREMIER LEAGUE/ “Special One” kurorëzon yllin Kane: Nuk ka asnjë tjetër si ai

José Mourinho është koleksionist i trofeve: 25 të tillë në 18 vite. Sekreti i vetëm i tij? Di të qëndrojë në modë në një futboll, i cili bën gjithçka të plaket shpejt. Trajneri portugez i jep vetes “valenca” të reja, siç tha në një intervistë me “Corriere della Sera”. Një rit për të shënuar kohën dhe suksesin. Një galeri e “tituli”, në zhargonin e teknikut nga Setubali, u hap më 2002, pasi përjetoi asistentin e Bobby Robson dhe Louis Van Gaal. Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United përbëjnë hartën dhe pesëkëndëshin e një karriere që i ka garantuar atij etiketimin “Special One”. Ai ka lënë “të drejtat e autorit” kudo, triumfi është specialiteti i tij. Tani synon të bëhet një emër për muze edhe në historinë e Tottenham, i cili ka fituar vetëm dy tituj: më 1951 me Arthur Rowe si trajner dhe Sonny Walters në sulm (15 gola); si dhe më 1961 me Bill Nicholson në stol dhe falë 28 golave të Bobby Smith.

“Spurs” e zgjodhën atë një vit më parë në vend të Mauricio Pochettino, i cili kishte humbur finalen e Champions-it kundër Liverpool, disa muaj më herët. Ai nënshkroi kontratë deri në vitin 2023 për 13 milionë paund në sezon, duke marrë menjëherë konfirmimin e përhershëm të qendërsulmuesit Harry Kane, autor i 201 golave për Tottenham dhe me një klauzolë lirimi prej 350 milionë paund. Ai është i blinduar së bashku me sulmuesin e Koresë së Jugut, Son, mesfushorin-sulmues Alli dhe anësorin Lucas Moura. Shpejt e çoi ekipin në “Europa League” dhe në verë e përqendroi gjithë buxhetin për të marrë mbrojtësin spanjoll, Reguilon, dhe kthyer Bale përsëri në Londër.

Askush në klub nuk i kërkoi menjëherë “hënën”, domethënë triumfin në kampionat. Mourinho, megjithatë, ka një start mbresëlënës të këtij ikampionati: 17 pikë, si kampioni në fuqi, Liverpool; -1 pikë nga Leicester kryesues. Të shtunën fitoi 1-0 ndaj West Bromwich Albion. “Vula” u vendos në 88′ nga Kane i zakonshëm, i cili festoi golin e tij të 150-të në Premier League. Dominim i vazhdueshëm: 57% zotërim i topit dhe 19 gjuajtje në portë. “Spurs” nuk kanë humbur që nga 13 shtatori dhe u mundën vetëm nga Everton i Ancelotti (1-0). Një ekip jo i dukshëm, por i fuqishëm, konkret, i mirëorganizuar. Sulmi i dytë më i mirë: 19 gola. Dhe mbrojtja më pak e ndëshkuar: 9 gola.

Numra që i bëjnë tifozët të ëndërrojnë, por që nuk ndikojnë në maturinë genetike të Mourinhos: “Është shumë herët për t’u entuziazmuar. Në vendet e tjera, duke marrë parasysh pozicionin tonë në renditje, do të konsideroheshim midis favoritëve për të fituar titullin. Por, në Premier League është histori tjetër. Këtu mund të keni një sezon të shkëlqyeshëm dhe në fund të gjeni Liverpool ose Manchester City para jush. 150 golat e Kane? Jam i lumtur që ka arritur këtë shifër, por mbi të gjitha jam i lumtur që Harry luan për ne. Është unik. Puna që bën për ekipin është aq e mirë, sa golat e tij. Përveç shënimit, ai rikuperon shumë topa dhe fiton shumë dyluftime”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Juventus. Rezultati 0-1

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ “Djajtë e Kuq” kalojnë sërish në avantazh, shënon Lukaku

Delo.autor

MBAPPE NË RUSI? Trajneri i Rubin Kazan tenton “çmendurinë”: Do e merrja në ekip, është më i miri

Delo.autor

Leave a Comment