Futboll Sport

ACAROHET MESI PAS KTHIMIT NGA ARGJENTINA/ Legjenda e Barcelonës: Ai do largohet…

Gjithçka po ndodh rreth Lionel Mesit e bën atë të mendojë largimin nga Barcelona. Problemet në skuadër, por edhe me drejtësinë në lidhje me mospagesat e taksave nga të ardhurat e imazhit kanë bërë që “Pleshti” të tërbohet. Pas rikthimit nga Argjentina, ku iu desh të bënte 15 orë udhëtim me avion, në aeroportin e Barcelonës e prisnin hetuesit. Mediat spanjolle kanë zbuluar se ata janë futur në avionin privat të kapitenit të Barcelonës për të parë dhe sekuestruar të gjithë dokumentacionin dhe për të zbuluar diçka në lidhje me hetimin e nisur për yllin katalanas.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak “Pleshtit”, i cili shpërtheu në kritika përpara gazetarëve që ishin të pranishëm në aeroport duke pritur çfarë do të ndodhte. “U lodha duke qenë gjithmonë fajtori këtu. Imagjinoni çfarë ndodh. Pas 15 orësh udhëtim duhet që të jap llogari edhe përpara prokurorëve. Kjo është e tepërt dhe absurde”, ka thënë Mesi. Ndoshta në Barcelonë janë duke e përdorur si presion, që Leo të pranojë të qëndrojë dhe të mos largohet nga skuadra. Megjithatë, kjo është tjetër histori.

RIVALDO – Legjenda e Brazilit dhe e Barcelonës, Rivaldo mendon se ky është sezoni i fundit i Leo Mesit me fanellën katalanase dhe nuk ka më vend për të rikuperuar raportin e krisur mes tyre. “Nuk e imagjinoj se si drejtuesit e rinj të Barcelonës mund ta bindin Leo Mesin që të mos largohet. Klubi nuk ka shumë të ardhura për ta bërë këtë gjë. Mesi do të ketë oferta më të mira dhe të rëndësishme nga klube të tjera. Nëse këtyre ofertave iu bashkojmë edhe faktin që Barcelona donte të ulte pagat e futbollistëve, kjo do të thotë që nuk ka më shanse për të rikuperuar situatën. E vetmja mënyrë që ai të qëndrojë është fitorja e Champions-it, por edhe e La Ligës. Vetëm nëse Kuman do të bëjë një skuadër spektakolare dhe që luan futboll të bukur, mund të ndryshojë mendje. Por insistoj që Mesi është shumë i mërzitur te Barcelona dhe dëshiron që të nisë një tjetër aventurë. Ai është i trishtuar dhe do të largohet. Të shohim se çfarë mund të ndodhë, por në gjykimin tim nuk ka shumë shanse për qëndrimin e tij në kampionatin spanjoll. Edhe në aspektin sportiv e shoh që dëshiron të provojë diçka të re. Nuk është e lehtë, por të gjithë duhet ta pranojmë këtë. Unë do të doja shumë që të qëndronte”, ka thënë Rivaldo në komentin e tij të përjavshëm.

Related posts

REAL MADRID-EIBAR/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon sërish Benzema

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndeshje në dy ditë, zbulohet axhenda e sfidave të kthimit në turin e parë

F.autor

“DRIBLON” ZEMËRIMIN E DI MARIA/ Scaloni: Kombëtarja mbështetet edhe nga jashtë…

Delo.autor

Leave a Comment