Futboll Seria A Sport

AKUZOI PRESIDENTIN PËR MOSDHËNIE TË PAGAVE/ Lojtari i Lazios: Bëra një budallallëk, nuk ishte momenti i duhur

Futbollisti i Lacios Luiz Alberto ka bërë prapakthehu pas kritikave ndaj klubit për shpenzimet e blerjes së një avioni. Spanjolli reagoi sërish në rrjetet sociale duke thënë se mendimi i shprehur dje ndaj klubit është diçka që e mendojnë shumë njerëz. Më tej, 28-vjeçari theksoi se ajo që bëri ishte një “budallallëk në moment të papërshtatshëm”.

Këto deklarata vijnë në kohën kur në klubin lacial po përballet me krizën financiare që ka shkaktuar koronavirusi.

“Kam thënë gjithmonë  atë që mendoj, por nuk ishte momenti i duhur për dje. Paraja nuk është gjithçka, por jemi në një periudhë të vështirë. Kam 8 vëllezër dhe dua ta qartësoj se mund të flasim sërish për futbollin dhe të argëtohemi. Nëse them diçka, ju mos e merrni sikur të jetë vetëm mendimi im, por është mendimi i të gjithëve. E dua Lacion, e ndiej dashurinë për të dhe njerëzit. Jam i pari që marr përgjegjësistë, kam bërë një budallallëk. Për sa kohë qëndroj këtu, një, dy , tre, katër apo 5 vite, nuk e di, do të jap gjithçka nga vetja. Mund të luaj mirë ose keq, por kjo e fundit ka ndodhur kur kam qenë i dëmtuar”, shkruan Alberto.

Related posts

GOL DHE ASIST/ Futbollisti shqiptar dhuron spektakël në Zvicër (VIDEO)

Delo.autor

Menaxheri kërcënon Juven: Nuk do ta pranojë më një sezon të tillë

Q.Autor

MILAN NUK HEQ DORË NGA IBRAHIMOVIC/ Maldini “sherr” me agjentin Raiola, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment