Futboll Seria A Sport

TRE LOJTARË SHQIPTAR ISHIN NË FUSHË/ Ja si vlerësohen Legjionarët në Serie A

Helas Verona mposhti me rezultatin 2-0 Spalin ditën e sotme, në atë që mund të quhet edhe derbi i shqiptarëve.spal-verona_1psfpp680bxwa1rmez441r3w65

Tre futbollistë shqiptarë ishin të pranishëm në fushë, me Etrit Berishën që luante për Spalin dhe Kumbulla e Rrahmani që luajnë për Veronën. Pikërisht të tre këta lojtarë janë vlerësuar me nota pozitive nga “Tuttomercatoweb”, me Berishën që ka marrë edhe notën më të lartë.

Me notën 7,5 është vlerësuar gardiani kuqezi, teksa në shkrimin për të thuhet: “E mban ekipin në lojë sa të jetë e mundur. Një ndërhyrje fantastike ndaj Rrahmanit në pjesën e parë. Dy pritje spektakolare ndaj Pacinit në pjesën e dytë.”marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Me notën 6,5 është vlerësuar Marash Kumbulla, teksa për të shkruhet: “Nuk është më një surprizë. I përsosur në rolin e tij, e mban Petanjën larg zonës së rreptësisë, aty ku kundërshtari mund të jetë më i rrezikshëm. Në këtë skuadër që po i surprizën të gjithë, ai është protagonisti absolut.”

 

NAPLES, ITALY - OCTOBER 19: Amir Rrahmani of Hellas Verona during the Serie A match between SSC Napoli and Hellas Verona at Stadio San Paolo on October 19, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Rrahmani vlerësohet me notën 7. “Është i përsosur në mbrojtje, dhe ka një dëshirë shumë të madhe për të shënuar edhe gol. Ai përpiqet të realizojë, me një rast në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë, por nuk ia del.”

Related posts

FRIKËSON BARCELONËN ME DEKLARATËN/ Mesfushori Correa: Dyert tona janë gjithmonë të hapura për…

Delo.autor

Bailly: Nuk largohem nga Manchester United, qëndroj gjatë në “Old Trafford”

Sadik.Autor

PARTIZANI-LAÇI/ Pas 11 minutash lojë, Çinari zhbllokon sfidën ndaj “Demave” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment