Futboll Sport

“ASGJË NUK FUNKSIONOI TEK GJERMANIA”/ Sulmuesi Gnabri i dëshpëruar: Spanja na dha leksion

Sulmuesi i Gjermanisë, Serge Gnabri, thotë se në mbrëmjen e djeshme nuk funksionoi asgjë për skuadrën e tij dhe Spanja e meritoi fitoren. Ai thotë që kjo nuk është normale dhe morën një mesazh të qartë për të kuptuar realisht nivelin ku ndodhen.

“Asgjë nuk funksionoi te Gjermania në këtë ndeshje. Nuk arritëm që të kontrollonim lojën dhe Spanja bëri gjithçka që donte në fushë. Ata e merituan plotësisht fitoren dhe me kaq shumë gola. Spanja bëri mirë, ndërsa ne nuk bëmë asgjë”, tha Gnabri. Më tej mesazhi i tij është më i ashpër dhe duket se kërkon ndryshime të mëdha.

“Nuk është aspak normale që të humbasim me kaq shumë gola kundër Spanjës. Ishte një humbje që na shërbeu për të kuptuar se ku ndodhemi. Duhet të punojmë sa më shumë për të dalë nga kjo situatë, sepse nuk është e mirë për futbollin gjerman. Ata na treguan se si bëhen gjërat në fushën e lojës dhe ne duhet të na shërbejë kjo sfidë për të korrigjuar gabimet”, ka thënë Gnabri.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Dy tenistët nuk i ndal asgjë, luajnë në fushën e përmbytur nga uji (VIDEO)

Delo.autor

LLOGARITË/ Në lojë kualifikimi, Anglia nuk do surpriza, edhe Polonia në fushë për fitore

Delo.autor

HUMBJA NË DERBI NDAJ TORINOS? Mbrojtësi Kumbulla: Nuk ka shumë për të thënë. Duam ta harrojmë atë ndeshje dhe…

Delo.autor

Leave a Comment