Futboll La Liga Sport

BARCELONA “KO” NË CHAMPIONS/ Zidane: Të fitosh katër në pesë vite është shumë…

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit doli në konferencë për shtyp para ndeshje me Real Sociedad. Si në çdo konferencë tjetër, francezi u pyet për merkaton e “Los Blancos”, por u ndal të flasë edhe për eliminimin e Barcelonës nga Champions League.

Barça “KO” në Champions – “Është e vështirë të fitosh Champions League, e dimë se ajo që ne bëmë ishte mbresëlënëse. Të fitosh katër në pesë vite është shumë speciale, ishte e vështirë dhe ndërlikuar deri në minutën e fundit. Ne e vlerësojmë shumë atë, por të gjithë titujt janë të rëndësishëm. Kampionati na lejon të jemi mirë sepse është ditë pas dite, ndryshe nga kompeticionet e tjera.”

Biseda me Bale? – “Nuk do të iu them ju ndonjë gjë rreth saj. Bisedat private, mbeten private. Këtë e bëj me të gjithë lojtarët dhe mbeten mes nesh.”

Benzema – “Do të jetë me ne sepse është stërvitur përgjatë gjithë javës. Është gati. Është normale që mendon për rekordin e tij dhe të ndihmojë ekipin me gola.”

Pogba, më i arritshëm me United jashtë Championsit? – “Nuk do të flas për blerjet. Më pëlqen, ashtu sikur më pëlqejnë të gjithë që pëlqejnë futbollin. Por, është lojtar i Manchester United.”

Brahim Diaz – “Ka nevojë të luajë, të konkurrojë, por për momentin do fokusohemi tek fundi i kampionatit. Vitin tjetër do të shohim.”

Related posts

Presidenti i Milanit me deklaratë zyrtare, kjo është gjendja e klubit

Q.Autor

Rudi Garcia: Do të ha çokollatë, gjatë kohës që luajmë për historinë…

Sadik.Autor

Barcelona me sulm ekskploziv për sezonin e ardhshëm, Mesi, Suarez…

Sadik.Autor

Leave a Comment