Futboll Sport

ÇËSHTJA “BENZEMA” TEK FRANCA/ Mbrojtësi Rami: Kjo histori është një budallallëk

Adil Rami do Karim Benzema te kombëtarja e Francës.

Mbrojtësi i Boavista-s ka folur për Le Parisin pas humbjes së Francës kundër Finlandës dhe ka përfituar nga rasti për të shprehur mendimin e tij në lidhje me mungesën e sulmuesit të Real madrid, i përjashtuar nga Franca në 2015-ën pas çështjes së shantazhit ndaj Valbuena-s.

Sipas qendërmbrojtësit kampion të botës, sulmuesi duhet të grumbullohet nga Deschamps, sepse është një nga lojtarët më të fortë të sulmit.

“Është për të ardhur keq që nuk e kemi Benzema në këtë skuadër”, ka thënë Rami mbi mungesën e sulmuesit në kombëtare. “Është e qartë se të dalësh në krahun e Karim, nuk do të thotë të dalësh kundër Giroud”.

“Kemi nevojë edhe për Giroud, sepse është një golashënues. Por nëse do të kishte një pajtim me trajnerin, do të ishte bukur ta shikonim përsëri Benzema me  Blues. Kjo histori është një budallallëk”.

“Nëse duhet të kërkojë falje publikisht ose përballë trajnerit, atëherë Karim duhet ta bëjë. Duhet të mendojë për Francën”.

Related posts

DËSHTIMI I TRANSFERIMIT TË UZUNIT TE TRABZONSPOR/ Flet drejtori sportiv i Austin

F.autor

Pacquiao heq dorë nga trajneri, Freddie Roach: Jam i zhgënjyer

Sadik.Autor

I KTHEHET MESSIT NDAJ AKUZAVE NË COPA AMERICA/ Thiago Silva i “përvishet”: Ndikoi te gjyqtari në ndeshjen që PSG…

Delo.autor

Leave a Comment