Futboll Sport

ZYRTARIZOHET TEK “BARDHEBLUTË”/ Trajneri Dede: Tiranën e mora për ta nxjerrë sërish kampione

Nevil Dede është zyrtarizuar sot si trajner i Tiranës nga klubi. Menjëherë ka marrë në dorë frenat e skuadrës kampione në fuqi, ku veti ka shkruar historinë e jetës. Natyrisht, interesi i medias ka qenë i madh për këtë rrokadë, ndaj ish-kapiteni bardheblu ka folur dhe deklaruar me forcë objektivin e vetëm: titullin.

Si e gjeni Tiranën?
Nuk e prisja kaq shpejt të eleminohej nga Kupa, të jem i sinqertë. Kjo skuadër është ndërtuar për të mbrojtur titullin. Ajo që ndodhi dje në ndeshjen e Kupës më vuri në dilemë të madhe. Pata një bisedë me presidentin Duka dhe gjithçka u bë më e thjeshtë.

 Sa e keni ndjekur Tiranën?
Tiranën e kam ndjekur me aq mundësi sa kam pasur. Ka bërë një ndeshje në Korçë, ku ka marrë 3 pikë, dhe ka humbur përballë Teutës. Mund të them vetëm kaq. Nga dita e hënë edhe stafi do të kompletohet. Do ta prek vetë skuadrën. E rëndësishme është që lojtarët të ndihen. Bashkëpunimi është elementi kryesor që do të kërkoja. Nuk do të centralizoja asgjë. Jam unë ai që vendos dhe do të jap përgjigje te presidenti.

Cili është objektivi i Tiranës?
Objektivi është që Tirana të dalë kampione. Të harrojmë që kemi dalë kampion sezonin e kaluar, duhet të dalim sërish. Objektivi për kampion është shkruar në AND e këtij klubi.

Pse u bindët që të drejtonit Tiranën?
Kemi një punë shumë të madhe përpara, por derisa unë pranoj të drejtoj Tiranën, kjo është e treta e vërteta. Grupi është aty. Unë kam ardhur në një shtëpi, ku bazat janë të forta. Unë po futem këtu, duke falënderuar stafin që ka qenë. Por, profesioni i trajnerit ky është. Në çdo klub të botës ka një fillim, ka edhe një mbarim. E rëndësishme është që Tirana të jetë në mendësinë e saj. Klima është e duhura. Unë s’e mohoj dot faktin që stema e madhe bën që të ketë shumë vëmendje, presion e llogari te ky klub. Nëse rezultatet janë pozitive, gjithçka sfumohet.

Si e komentoni largimin e Egbosë?
Është një marrëdhënie kontraktuale, çdo trajner mundohet të japë më të mirën e tij. Kjo nuk do të thotë që ai ka të drejtë apo bëri gabim. Marrëdhëniet kështu janë.

Si e shihni skuadrën?
Kam fatin që jam në fillim të sezonit. S’mund të paragjykoj çfarë bëhet mirë apo çfarë bëhet keq, më mbetet vetëm t’i falënderoj.

Si është kontrata?
Kontratën e kam 2-vjeçare, kjo është arsyeja që më bindi për t’i thonë po ofertës së presidentit alili.Halili. E kam parë me qetësi të madhe. E rëndësishme është që Tirana të fitojë. Në fund fare, qëllimi kryesor është të fitojë skuadra.

A i keni aftësitë të drejtoni Tiranën?
Unë jam rritur në shumë aspekte. Për herë të parë jam bërë trajner i Tiranës pas 8 muajsh që e kisha lënë futbollin. E rëndësishme është të përmirësosh gabimin që ke bërë më parë. Kush ha bukë, bën edhe thërrime”.

Related posts

IA HODHI SHKARKIMIT/ Dy ish-trajnerët e Inter më mirë se Conte në vitin e parë “Zikaltër”

Delo.autor

E BUJSHME/ Cristiano Ronaldo drejt rikthimit në Serinë A, yllin portugez e ndjek me interes…

F.autor

TOTTENHAM-INTER/ Shikoni klasin e Brozovic, tronditet shtylla e londinezëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment