Futboll Seria A Sport

ÇËSHTJA “JUVENTUS-NAPOLI”/ Ja data kur do të jepet vendimi përfundimtar…

Vendimi përfundimtar për ndeshjen e 4 tetorit Juventus-Napoli pritet të jepet në datën 9 nëntor. Kështu raportojnë mediat italiane “Corriere dello Sport” dhe “Corriere dello Mezzogiorno”.

Sipas tyre, në datën 9 nëntor do të mbahet seanca për fatin e takimit të paluajtur mes bardhezinjve dhe të kaltërve për shkak se disa lojtarë kryesorë ishin infektuar me koronavirus.

Gjykata Sportive Italiane i dha fitoren në tavolinë 3-0 ekipit të Andrea Pirlos, i cili zbarkoi në 4 tetor në fushën e tij, ndërsa Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos. Nëse vendimi i radhës nuk jepet në favor të të kaltërve, drejtuesit e Napolit do ta ankimojnë vendimin në Bordin e Garancisë së Sporteve.

Related posts

“GLADIATORI”/ Theu të gjitha parashikimet, ylli i Cityt njofton rikthimin me VIDEO EPIKE

Isa.Autor

INTERI FITOI DERBIN MADONINËS/ Ja dënimet ekstreme për dy skuadrat Milanez

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Benfica-Barcelona. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment