Futboll Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Kallaku dhe Kastrati “dirigjojnë” barazimin mes Dinamos dhe Lokomotivës në Zagreb (VIDEO)

Lokomotiva Zagrebi mundi të ndalojë në javën e nëntë të kampionatit kroat kampionët në fuqi Dinamo Zagrebin 1-1. Protagonistë në këtë sfidë ishin dy lojtarët shqiptarë Lirim Kastrati dhe Sherif Kallaku, të cilët asistuan golat e derbit të kryeqytetit të Kroacisë.

Fillimisht ishin kampionët kroatë që kaluan të parët në avantazh në minutën e tetë. Lojtari i Kosovës Kastrati asistoi shokun e skuadrës nga krahu i djathtë duke zhbllokuar sfidën.

Më pas, ishte radha e nënkampionëve të Kroacisë të barazonin takimin. Mesfushori i Shqipërisë Sherif Kallaku nxori në pozicion shënimi shokun e ekipit Ibrahim, i cili shkundi rrjetën në minutën e 42-të.

Takimi u mbyll në shifrat 1-1. Pas kësaj jave, Dinamo Zagrebi vazhdon të udhëheqë i qetë kampionatin me 23 pikë, ndërsa për Lokomotivën duhet të sigurojë akoma më tepër pikë pasi ndodhet në vendin e parafundit në kampionat.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Champions Juventus-Bayer Leverkusen

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ndizet sfida në Kopenhangen, Danimarka realizon dy gola për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Përshëndetet me Milanin, super lojtari niset drejt “San Siros”

Sadik.Autor

Leave a Comment