Futboll Seria A Sport

CILA ËSHTË E ARDHMJA E TIJ? Mbrojtësi Skrtel: Shumë oferta për Skriniar. Ja çfarë duhet të bëjë

Viti i fundit i Milan Skriniar ka qenë pak i trazuar.

Mbrojtësi sllovak, në fakt, ka humbur vendin e titullarit tek Inter-i dhe nuk duket se ka një rol protagonisti në hierarkitë e Antonio Conte-s.

Çfarë duhet të bëjë? Cila është e ardhmja e tij?

Marten Skrtel duket se i ka idetë e qarta në lidhje me këtë. Mbrojtësi bashkëkombës i Skriniar ka dhënë mendimin e tij për Sport Aktuality:

“Ka momente në jetën e një futbollisti kur gjërat nuk shkojnë siç ishte parashikuar. Dhe kur kjo ndodh, është e rëndësishme të reagosh menjëherë”.

“Skriniar po kalon diçka të tillë tek Inter-i: në ndeshjet e fundit ka humbur rolin e titullarit dhe është folur për një lamtumirë të tij të mundshme nga klubi”.

“Megjithatë, këshilla ime është të qëndrojë, pavarësisht se ka klube spanjolle dhe angleze që interesohen për të. Është tek Inter-i që ka bërë emër, aty duhet të luftojë për t’u kthyer protagonist”.

Related posts

RRUGËTIMI I KOMBËTARES “KUQEZI” NË “EURO 2020″/ Astrit Hafizi: Duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë, askush nuk…

Delo.autor

PËRFITONTE NGA NGJASHMËRIA ME PIRLON/ 48-vjeçari mashtronte pronarët e dyqaneve

Delo.autor

Sergio Ramos: Është një nga sezonet më të dobët të Real Madrid-it

Q.Autor

Leave a Comment