Futboll Seria A Sport

CR7 SYNON NJË TJETËR REKORD/ Ronaldo deciziv, Juventus fiton 2.2 pikë për ndeshje me portugezin

Njeriu me muskujt e barkut të skulpturuar ka një objektiv për të arritur në dy javët e ardhshme: të kapë njeriun me bark të rrumbullakosur. Kristiano Ronaldo shënoi kundër Lacios golin numër 745 kundër Lacios, ndërsa e sheh veten vetëm një realizim larg Ferenc Pushkashit, legjendës hungareze të ashtuquajtur “Pancho”, si rrjedhojë e fizikut të tij me masa të gjëra për një futbollist.

Në programin më të afërt ka tri ndeshje (ndoshta dy, duke qenë se pas dëmtimit në kavilje, duket e vështirë që trajneri Santos ta rrezikojë Ronaldon) për ta kapur dhe, pse jo, për ta parakaluar me bluzën e Portugalisë (përveç miqësores dy duelet për Ligën e Kombeve janë kundër Francës dhe Kroacisë).

Fatmirësisht, ai imazh i frikshëm i ndeshjes Lacio-Juve, që shihte Ronaldon me kaviljen e mbuluar me akull dhe një fytyrë që konfirmonte dhimbjet e lojtarit, duket se kanë rezultuar një alarm fals që lumturon mbi të gjitha Juventusin, që pret të marrë maksimumin pas pauzës nga jashtëtokësori i saj, duke parë edhe se në rolin e ri, atë të sulmuesit të qendrës, CR7 u pa edhe më i frikshëm sesa më parë, ndonëse një herë shtylla dhe në dy raste të tjera një shënjestër e kalibruar disa milimetra më larg sesa kuadrati i mohuan dopietën personale.

PËRPARA KËSHTU – Gjithsesi, ky fillim sezoni ka treguar se Ronaldo mbetet, por ndoshta mund të jetë edhe më deciziv në sezonin e tij të tretë me Juventusin. Ndonëse bardhezinjtë deri tani kanë vetëm sulmin e pestë më të mirë të kampionatit, portugezi është i dyti në listën e golashënuesve, me 5 realizime në 4 ndeshje, e thënë ndryshe 1.25 gola mesatarisht për ndeshje.

Por jo vetëm futbollisti po shfaq një ritëm tjetër, pasi mundi edhe Koronavirusin, por edhe skuadra me 35-vjeçarin në fushë ka një tjetër ritëm: me iberikasin goditjet për ndeshje drejt portës janë 14, por edhe mesatarja e golave të Juventusit dyfishohet: 1.4 pa Ronaldon në 2.8 me fenomenin në fushë.

Sigurisht që duke shënuar më shumë, edhe pikët që fitojnë kampionët e Italisë janë më të larta: 1.6 pikë mesatarisht pa Ronaldon, në 2.2 çdo 90 minuta me të në fushë. Nëse në orët e fundit, Lionel Mesi bëri shumë zhurmë, për një qëndrim të papritur në pankinë në kampionat, Ronaldo vazhdon drejt dhe i sigurt në rrugën e tij.

Por, në të njëjtën kohë beson se edhe ideja e futbollit të Andrea Pirlos është ajo e duhura, siç konfirmoi me postimin e bërë, pas barazimit me Lacion: “Kokën lart dhe të vazhdojmë të besojmë në punën që po bëjmë”. Shkurt, një mesazh force për veten, por mbi të gjitha edhe për skuadrën dhe për trajnerin, për atë Pirlon për të cilin ka pranuar që të ndryshojë edhe rol…

Related posts

ÇFARË MREKULLIE NË “OLD TRAFFORD”/ McTominay befason të gjithë me goditjen nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-INTER/ Mesfushori i Zenit, Marchisio: Icardi apo Ronaldo? Unë them për…

Isa.Autor

Gjesti i turpshëm i brazilianit/ Duglas Kosta pështyn kundërshtarin në fytyrë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment