Futboll Shqipëri Sport

MIQËSORJA “VËLLAZËRORE”/ Vedat Muriqi publikon statusin emocionues: Ne e konsiderojmë ndeshje… (FOTO)

Vedat Muriqi ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në karrierën e tij vitet e fundit. Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës dhe Teutës së Durrësit, arriti të transferohet në Serinë A italiane te skuadra e Lacios, pas sezonit spektakolar me Fenerbahçen në Turqi.

Bomberi nga Prizreni është rikthyer te e Kosovës, teksa iu bënë afro 1 vit pa luajtur me dardanët, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të COVID-it dhe një dëmtimi që e shoqëroi gjatë kësaj periudhe.

Muriqi pritet të zbresë ditën e nesërme në orën 16:00, në ndeshje miqësore kundër Shqipërisë. Për këtë përballje, shqiptari i Kosovës, ka bërë një dedikim special në “Facebook”, duke shkruar:

Jam i lumtur që, pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë.  Gjithmonë, përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë.  Edhe pse zyrtarisht quhet “ndeshje miqësore”, ne e konsiderojmë ndeshje vëllazërore.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Tre ton ushqime dhe 100 mijë euro, Agnelli e Zhang aleatë kundër epidemisë

Delo.autor

NË PRITJE TË RIFILLIMIT TË SEZONIT/ Trajneri Setien rimodelon Barcelonën, ja kush rrezikon tek “katalanasit”

Delo.autor

VETËM 5 NDESHJE TË LUAJTRA/ Ish-futbollisti i Manchester United e mbyll me klubin turk

F.autor

Leave a Comment