Futboll I pakategorizuar Kategoria Superiore Sport

DËNIMI PËR BATHËN DHE TORASËN/ Komisioni i Apelit merr vendim për dy titullarët e Tiranës

Komisioni i Apelit në FSHF vendosi të mos ndryshojë masën e dënimit ndaj dy lojtarë të Tiranës Agustin Torasës dhe Idriz Bathës, të cilët janë pezulluar me 4 ndeshje për sjellje antisportive në ndeshjet miqësore. Në vendimin e ditës së sotme, organi i apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e datës 29 tetor të Komisionit të Disiplinës për dy lojtarët bardheblu.

Në rast se Tirana nuk pranon këtë vendim, mund të apelojë në Gjykatën e  Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (KAS).

Apeli nuk ka ndryshuar vendim as për lojtarin e Dinamos Plarent Fejzaj, i cili është përjashtuar me 4 ndeshje për sjellje të pahijshme ndaj njërit prej lojtarëve të Flamurtarit në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë.

Vendimi nr.1

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 37 datë 29.10.2020 (pika 2) të Komisionit të Disiplinës.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi nr.2

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 37 datë 29.10.2020 (pika 3) të Komisionit të Disiplinës.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi nr.3

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 1 datë 02.11.2020 (pika 1) të Komisionit të Disiplinës.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Related posts

MESFUSHORI “SNAJPER”/ “Ylli” i Tottenham kërkon dyfishin e pagës, përndryshe…

Isa.Autor

REAGON ASHPËR NDAJ UEFAS/ Trajneri i Danimarkës: Për një rast Covid-19 shtyjnë ndeshjen 48 orë, por…

Delo.autor

Debutoi me Skocinë ndaj Shqipërisë, lojtarin e Man United e do Celtic

Isa.Autor

Leave a Comment