Futboll Sport

MORI FTESËN NGA PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS/ Shikoni si e surprizojnë “Bomberin” në stërvitje shokët e ekipit (VIDEO)

Ftesa e parë me përfaqësuesen e Kosovës ka gëzuar pa masë jo vetëm sulmuesin e Ballkanit Mirlind Dakun, por dhe ekipin e tij. Skuadra nga Suhareka dhe trajneri i saj Ismet Munishi kanë përgëzuar lojtarin e tyre në mënyrë krejt të veccantë.

Daku kalon mes një “tuneli” të krijuar nga shokët e ekipit, të cilët e përgëzojnë me shpulla në kokë, ndërsa në fund, trajneri i tij Munishi i ka dhënë një shkelm nga pas dhe më pas e përqafon.

Daku ka spikatur këtë sezon në Superligën e Kosovës ku në 10 takimet e para ka realizuar 17 gola. Pas paraqitjeve fantastike në kampionat, mediat dhe opinioni sportiv në Kosovë i bën thirrje trajnerit të përfaqësueses “Dardane” Bernard Shaland të ftonte ish-sulmuesin e Kukësit.

VIDEO

Related posts

TREGON NJË ANEKDOTË ME DEPAY/ Mbrojtësi Pique: E regjistrova te Barcelona, por ai bir k*rve nuk më dha…

Delo.autor

Milani ndihet i turpëruar pas humbjes nga skuadra e fundit në Serie A

Sadik.Autor

HARRON DËSHTIMIN ME FRANCËN NË “EURO 2020″/ Ylli Pogba takon Dybala-n dhe Ronaldinho-n në Miami (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment