Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ CR7 vendimtar në fushë dhe në merkato. Ja kërkesa që i ka bërë “Zonjës së Vjetër”…

Cristiano Ronaldo do Angel Di Maria-n tek Juventus.

Sipas zërave të fundit të merkatos,  CR7 duket se i ka kërkuar klubit bardhezi ish-shokun e skuadrës në kohën e Real Madrid. Sulmuesi argjentinas, aktualisht te PSG, mund të jetë përforcimi i duhur për Zonjën e Vjetër.

Kontrata e 32-vjeçarit me Paris Saint-Germain skadon në verën e 2021-shit dhe pasi ka luajtur dhe fituar në Portugali (Benfica), në Spanjë (Real Madrid), Angli (Manchester United) dhe në Francë me PSG-në, mund të provojë më në fund eksperiencën e Serisë A.

Juventus po mendohet edhe pse do të duhet të sfidojë Atletico Madrid që, sipas El Gol Digital, duket se është kandidatja tjetër për të marrë Di Maria-n.

Çelësi i bardhezinjve për të arritur te Di Maria mund të jetë Bernardeschi, i cili mund të sakrifikohet nga Juventus ose të përfshihet në një negociatë pikërisht me Colchoneros.

Related posts

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK LAZIO/ Portieri Strakosha drejt transferimit në Premier League tek klubi…

Delo.autor

PAMJET FILMIKE TRADHËTOJNË SUEDEZIN/ Ibrahimovic goditi me bërryl kundërshtarin, rrezikon dënimin (VIDEO)

Delo.autor

AKORDI LAUTARO-BARCELONA/ ​​5 lojtarë Blaugrana janë vendosur në tryezën e Interit, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment