Bundesliga Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Haaland, dy gola dhe intervista më e çuditshme e historisë: “Do flesh vetëm sonte?” (VIDEO)

Erling Haaland, protagonist jo vetëm në fushë.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ka realizuar dy gola kundër Club Brugge në Champions League, duke arritur në 14 gola total në 11 ndeshje të luajta në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube.

Por spektakli i vërtetë ka ardhur pas ndeshjes. Intervista e norvegjezit, në fakt, është bërë menjëherë virale për shkak të një pyetjeje të sikletshme të gazetarit të Sky Sports dhe për reagimin, në studio, të ish-legjendës së futbollit anglez Jamie Carragher.

“A do të flesh vetëm  sonte?”, ka qenë pyetja që ka befasuar sulmuesin, i cili është përgjigjur: “Po, sigurisht”.

Gazetari ka kërkuar më pas të shpjegojë pyetjen e tij, duke thënë se në të kaluarën Haaland, pas një tregolëshi, i ka përshkruar tre topat si të fejuarat me të cilat do të flinte natën.

Por më e bukura ka ardhur në studiot e Sky Sports ku, mes sikletit të përgjithshëm, Jami Carragher ka bërë një koment që ka bërë xhiron e interneti: “Dreq! Mendoja se do të na shkarkonin të gjithëve”, ka thënë në lidhje me pyetjen e veçantë të gazetarit.

Related posts

John Terry nuk është më futbollist, i ofrohet një karrierë e re…

Sadik.Autor

CHAMPIONS U-19/ Eliminohet Vllaznia, tekniku Zmijani: Nuk fitohet duke ndenjur në fushë

Isa.Autor

INTER-PARMA/ Pas një pasimi “MAGJIK” nga Hernani, Gervinho zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment