Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ I skadon kontrata pas një viti, Serxhio Ramos në shënjestrën e Paolo Maldinit

Duke mundur Interi tri ditë më parë, Serxho Ramos arriti kuotën e 100 golave me fanellën e Realit të Madridit. Shifër tejet e lartë, sidomos për një mbrojtës.

Pavarëishst kontributit në sukset e ekipt në dekadën e fundit, 34 vjeçari mund të largohet në fund të sezonit duke qenë se kontrat e tij skadon më 30 qershor e deri tani nuk ka asnjë sinjal për rinovimin e saj. Për madrilenët do të ishte një humbje e madhe në cilësi, por sidomos në personalitet pasi dihet impakti që kapiteni ka në dhomat e zhvesjes së “Los Blancos”.

Situata e marrëveshjes së re të Ramosit është ende pezulle e disa klube kanë mëndur të bëjnë goditjene madhe duke afruar një kampion të tillë pa paguar asgjë. Mes të interesuarve është Milani, që mund të shfyrtëzojë miqësinë që mbrojtësi ka me Paolo Maldinin, drejtor sportiv i kuqezinjve.

Lajmin e ka dhënë “Diario Madridista” që nënvijzon se Ramos do të ishtë një vlerë e shtuar në përvojë dhe lidership për jnë ekip me mshë shumë të re siç është ai nën urdhrat e Stefano Piolit. Problemi i madh duke pagat e lojtarit i cili aktualisht arkëton në Madrid 17 milionë euro në sezon. Shifër e pamundur për arkat e “Djallit”, por gjithçka mund të zgjidhet me një kontratë afatgjatë.

Related posts

BARAZIM PA GOLA NË “ELBASAN ARENA”/ Kukësi ngec edhe ndaj Vllaznisë, ndajnë pikët

Delo.autor

U ZËVENDËSUA NGA TRAJNERI/ Futbollisti shqiptar thyen me grushte stolin e rezervave (VIDEO)

Isa.Autor

BARAZIMI NË KUPËN E ITALISË/ Ja numrat e frikshëm të Milanit që ka mbyllur “portën” në 2019

Delo.autor

Leave a Comment