Futboll Seria A Sport

SHPËTON NJË GOL TË BËRË/ Kumbulla lider absolut te Roma. Ja vlerësimi i mediave italiane

Talenti i tij u vu në vitrinë që në sezonin e kaluar dhe u duartrokit edhe nga media italiane, kjo e fundit nuk ngurron kurrë që t’i bëjë komplimente (sigurisht kur e meriton) talentit shqiptar të Romës, sidomos pas paraqitjes së djeshme ndaj Kluzhit.

Paraqitja prej lideri e Kumbullës, i cili në pjesën e dytë, ishte aq i saktë dhe i pamëshirshëm sa u mohoi miqve edhe golin e nderit, i cili mund t’i kishte dërguar shifrat përkohësisht në 3-1, duke ndalur sferën mbi vijën fatale. Kampion i lindur Marashi! Më poshtë disa nga vlerësimet për shqiptarin.

“Tuttomercato” Kumbulla 7 – “Meriton gjysmë note më shumë, për një gol më shumë se gjysmë të bërë, të cilin ia mohon Kluzhit, duke shpëtuar mbi vijën fatale. Rikthehet titullar për verdhekuqtë dhe konfirmon se mund të shkruajë një pjesë të rëndësishme të historisë te Roma”.

“Eurosport” Kumbulla 6.5 – “Tjetër provë prej mbrojtësi të madh, duke vendosur rregull në prapavijën e Romës dhe duke treguar siguri. Ky talent nuk resht së përmirësuari ndeshje pas ndeshjeje”.

“Vocegiallorosa” Kumbulla 6.5 – “Ndeshje e qetë për ish-veronezin, por që edhe pse 20 vjeç, qëndron për 90 minuta i kujdesshëm dhe i përqendruar. Cilësi prej lideri”.

Related posts

E BUJSHME/ Largimi i papritur i Tetovës, del në skenë një tjetër emër për të marrë drejtimin e Egnatias

F.autor

OFERTA PËR YLLIN E CHELSEA/ Kante zbulon se kishte kontakte me gjigantin evropian gjatë verës

Isa.Autor

“JAM BEFASUAR ME KTHIMIN E ZIDANIT”/ Ish-trajneri i Realit: Tani do të ketë më shumë…

F.autor

Leave a Comment