Futboll Premier League

Ofertat e shumta ndaj Mkhitaryan, vjen reagimi i Mourinhos

Jose Mourinho ka thënë se për momentin nuk ka vendosur për Henrikh Mkhitaryan në Manchester United

E ardhmja e Henrikh Mkhitaryan është në dyshim në Manchester United, pas deklaratave të fundit të Jose Mourinhos.

Portugezi tha se për momentin armeni nuk ka vend as në bankën rezervë të skuadrës së tij.

“Unë mund të kem vetëm gjashtë lojtarë në bankën rezervë, kështu që më duhet të kem balancë. Kisha dy mbrojtës, Blind që mund të luaj në vende të ndryshme dhe Young që mund të luaj në krah të mbrojtjes dhe sulmit”, tha fillimisht Mourinhos pas ndeshjes me Bournemouth.

“Kisha Herreran në mesfushë dhe Ibrahimovicin si sulmues dhe Rashfordin si sulmues të dytë dhe anësor”.

“Luajta me Martial, Mata dhe Lingard. Që të kisha Mkhitaryan në skuadër, do të thotë se njëri prej tyre do të duhej të mbetej jashtë. Për momentin, unë besojë se të tjerët e meritojnë më shumë shansin për të luajtur”, u shpreh në fund Mourinho.

Për armenin po interesohet Inter, që është gati si pjesë të marrëveshjes të përfshijë portugezin, Joao Mario.

Related posts

“KUR PËSOJMË KRYQËZIME VETËM UNË, ONANA…”/ Thirrja e kapitenit, Handanovic: Kundërshtarët të na frikësohen

Delo.autor

Ja lojtarët që shpërthyen në Botëror, por rezultuan dështime të mirëfillta

Sadik.Autor

E BUJSHME/ PERISIC TEK MAN UNITED: Interi hap rrugën, por vendos vetëm një kusht

Isa.Autor

Leave a Comment