Futboll Shqipëri Sport

E PRISNIN NË KOMBËTARE/ Marash Kumbulla rezulton pozitiv me koronavirus (FOTO)

Te kombëtarja ishin në pritje se ai do të bashkohej në fundjavë, por shpresat për të patur Marash Kumbullën të gatshëm janë shuar. Kjo pasi vetë futbollisti ka njoftuar këtë pasdite se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kumbulla po qëndron i izoluar me ekipin e Romës që po kalon një situatë të vështirë, pasi në total ka 5 futbollistë të infektuar.

Mungesa e Kumbullës është tejet e rëndësishme në një kohë kur kombëtarja përveç ndeshjes miqësore të së mërkurës me Kosovës do të luajë edhe dy sfidat vendimtare në Ligën e Kombeve, kundër Bjellorusisë dhe Kazakistanit me 15 dhe 18 nëntor.

Në njoftimin e bërë prej tij Marash Kumbulla thotë se është asimptomatik dhe ndjehet mirë.

Related posts

NDEZ POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E “PLESHTIT”/ Guillem Balague: Messi do të transferohet në Premier tek klubi…

Delo.autor

Chelsea sfidon United për atë që do të ishte blerja e shekullit

Sadik.Autor

Real Madridit mund t’i rikthehet talenti i Akademisë

Sadik.Autor

Leave a Comment