Futboll Seria A Sport

E VEÇANTË/ Dopieta e dytë nga stoli pas 14 vitesh për Ronaldon, shikoni statistikat nga ndeshja e Juventus

Juventusi u rikthye ditën e djeshme te fitorja, teksa mposhti në transfertë me rezultatin 4-1 Spezian. Më poshtë mund të shikoni statistikat e veçanta nga ndeshja e djeshme:

– Juventusi nuk fitonte një ndeshje të Serisë A në transfertë, me të paktën 3 gola avantazh, që nga muaji shkurt i vitit 2019 (0-3 me Sasuolon në atë rast). Në të njëjtën kohë, nuk shënonte 4 gola në transfertë, në kampionat, që prej prillit 2018, kundër Beneventos.

– Juventusi nuk shënonte 3 gola me lojtarët e ardhur nga stoli (Ronaldo e Rabio), që prej dhjetorit të vitit 2012, kundër Kaljarit.

– Kristiano Ronaldo nuk shënonte një dopietë si zëvendësues që nga dhjetori i vitit 2006 (Mançester Junajtid – Uigan).

– Nëse ajo ndaj Specias ishte dopieta e dytë si zëvendësues në rang klubesh, CR7 ka bërë një dopietë “nga stoli” edhe për Portugalinë.

– Që nga zbarkimi i tij në Serinë A, Ronaldo ka luajtur vetëm dy ndeshje si zëvendësues, por ashtu si dje, edhe në rastin e parë realizonte gol (kundër Atalantës, në dhjetor 2018).

– Mes Serisë A dhe La Ligas (kampionati spanjoll), Kristiano Ronaldo u ka shënuar 53 rivaleve nga 55 që ka përballur në karrierë. Të vetmet që i kanë sfumuar portugezit janë Leganes (një ndeshje) dhe Kievo (dy ndeshje të luajtura kundër).

– Që kur vendosi të rikthehej te Juventusi, Alvaro Morata ka qenë protagonist i 6 nga 10 gola të shënuar nga bardhezinjtë, në të gjitha kompeticionet (4 gola dhe 2 asiste).

cc2rquzzbs4mocca1a9z

– Alvaro Morata i ka shënuar 35 për qind të golave të tij në Serinë A përballë skuadrave që sapo janë ngjitur në elitën italiane (6 nga 17).

– Ishte që nga tetori 2015 kundër Bolonjës, që Morata nuk shënonte një gol dhe një asist brenda një ndeshjeje të Serisë A.

– Juventusi e ka mbajtur portën të paprekur vetëm një herë në 16 transfertat e fundit të Serisë A, duke pësuar 27 gola në total.

– Xhanluixhi Bufon luajti dje ndeshjen e 651-të në Serinë A. Specia është skuadra e 47-të e ndryshme në Itali që ka përballur, ndërkohë ka fituar të paktën një herë ndaj 44 ekipeve të ndryshme.

– Vetëm Svanberg dhe Damsgard janë më të rinj në moshë sesa Ueston MeKeni, mes mesfushorëve që kanë shërbyer të paktën një asist në këtë kampion.

– Adrien Rabio realizoi golin e dytë në Serinë A. Për francezin dje ishte gjithashtu goli i dytë në karrierë si zëvendësues, pas atij shënuar Guingampit në gushtin e vitit 2013.

Related posts

PRAPASKENAT E FESTËS SË PARTIZANIT/ Nga batutat pikante të Gaz Demit tek kërcimet e lojtarëve (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus dhe PSG sfidohen për yllin e Manchester City-t…

Delo.autor

Benatia thumbon Napolin: Higuain shënon më pak, por fiton më shumë

Q.Autor

Leave a Comment