Futboll La Liga Sport

“NËSE NUK TË PËLQEN…”/ Zbulohet prapaskena, ja çfarë i tha Setien “Pleshtit” gjatë ndeshjes

Kike Setien u shkarkua nga drejtimi i Barcelonës pas turpërimit që iu bë nga Bajerni i Mynihut, në Ligën e Kampioneve me rezultatin 8-2.

Marrëdhënia e trajnerit me disa lojtarë te klubi katalanas nuk ishte shumë e mirë, teksa një nga ata që nuk shkonte mirë me trajnerin ishte edhe Leo Mesi. “Mundo Deportivo”, ka zbuluar një prapaskenë së fundmi, ku tregohet biseda që kishte Setien me Mesin, gjatë ndeshjes ndaj Selta Vigos në qershor, e cila u mbyll në barazim 2-2.

Gjatë kohës kur Setien po jepte këshilla, mësohet se Mesi kishte dyshim te taktikat e trajnerit. Kjo nuk u prit mirë nga Setien, i cili shpërtheu ndaj argjentinasit duke i thënë: “ Nëse nuk të pëlqen ajo që të thashë, e di ku është dera, mund të shkosh”. Thuhet se pas kësaj, Mesi kishte një të qeshur ironike, duke u tallur me trajnerin e skuadrës.

Related posts

E PABESUESHME/ PARATË bëjnë LIGJIN: Falsifikohet turneu i Kupës së…

Isa.Autor

NGJARJE E RËNDË/ Portieri shqiptar diagnositikohet me tumor në stomak (FOTO)

Delo.autor

PARATICI VAZHDON ME PËRFORCIMET/ Juventus kërkon të bëjë dhe dy goditje të tjera, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment