Futboll Premier League Sport

CR7 RIKTHEHET NË “OLD TRAFFORD”/ Ja kur do të paraqitet Ronaldo tek Manchester United…

Cristiano Ronaldo ka kompletuar rikthimin e tij në Manchester United 12 vjet pasi u largua nga Old Trafford për në Real Madrid.

Ylli portugez u largua nga Juventusi të premten para se të fluturonte për në Lisbonë, ku “Djajtë e Kuq” konfirmuan kthimin e tij në klub.

Sidoqoftë, tifozët e United që shpresojnë ta shikojnë atë në fundjavë kur të përballen me Wolves do të mbeten të zhgënjyer.

Ronaldo do të qëndrojë në Portugali gjatë pushimit ndërkombëtar para se të kthehet në Old Trafford.

Ndeshja e parë e United pas pushimit është në shtëpi me Newcastle United më 11 shtator dhe Ronaldo mund të bëjë debutimin e tij të dytë aty. /Gazeta Express/

Related posts

BOMBA E MERKATOS/ Higuain pranë Milanit, rrogë e “çmendur” për argjentinasin

Isa.Autor

Mediat italiane: Dybala do të largohet në fund të sezoni për këtë arsye

Q.Autor

DEKLRATA BOMBASTIKE/ Përse të vijë SIMEONE tek ARGJENTINA, apo që TA VRASIN

Isa.Autor

Leave a Comment