Futboll Premier League Sport

FITORJA NË CHAMPIONS NDAJ RENNES/ Lampard: Ka ardhur momenti të ndryshojmë

Chelse ka fituar në Champions League kundër Rennes dhe e ka bërë falë tre golave, dy prej të cilëve janë realizuar me penallti nga Timo Werner.

Asgjë të keqe deri këtu po të mos ishte për faktin se deri pak kohë më parë lojtari që gjuante penalltitë për Blutë ka qenë Jorginho.

Ndoshta edhe për shkak të një gabimi të tepërt, trajneri anglez Frank Lampard ka vendosur të ndryshojë dhe nuk e ka fshehur entuziazmin për zgjedhjen e bërë.

Siç ka bërë të ditur Goal, në përfundim të ndeshjes së Champions-it kundër francezëve, trajneri ka dashur të shpjegojë vendimin e tij.

“Kam folur më parë me Jorginho-n sepse ka bërë një punë shumë të mirë deri tani me penalltitë”, ka thënë Lampard. “Sigurisht, kohët e fundit ka bërë disa gabime dhe kështu që kam vendosur se ka ardhur momenti për të ndryshuar”.

“Jorginho ka qenë shumë profesional nga ana e tij, ashtu siç prisja. Sigurisht, do të donte t’i gjuante dhe t’i shënonte ai, por nuk ka qenë i mërzitur veçanërisht nëse Timo i shënon. Jam i gëzuar që i ka shënuar të dyja dhe duhet të vazhdojë kështu”.

Related posts

GAFA E KARIUS/ Ja çfarë i tha BALE pas përfundimit të fianles, duhet që ta kishte…

Isa.Autor

NGA KATEGORIA E PARË TEK SUPERIORE/ Episodet e shëmtuara në futbollin shqiptar për 2021

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht Leeds me përmbysje në frymën e fundit dhe mban hapin me liderët

Delo.autor

Leave a Comment