Futboll La Liga Sport

HABIT PAS FITORES ME “MANITA” NDAJ BETIS/ Koeman: Ja pse e lashë Messin në stol

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, foli pas fitores 5-2 kundër Betisit. Ai tregoi se pse e la Messin në stol në ndeshjen e sotme të La Ligas.

“Messi nuk ishte në gjendje ta niste nga minuta e parë. Ai kishte një problem fizik, prandaj nuk luajti nga fillimi. Ishte një fitore e rëndësishme dhe e merituar. Kishim nevojë për pikët. Nuk ishte i drejtë barazimi i pjesës së parë sepse ishim superiore.

“Shpresoj që Griezmann të luajë siç po luan. Humbi penalltinë, por duhet të mbajë kokën lart. Në fund të ndeshjes Pellegrini po ankohej për penalltitë, nuk e kuptoj diçka të tillë”, – tha numri një i stolit “blaugrana”.

Related posts

Giampaolo: Ne jemi ende në garë për të arritur objektivin Europa League

Sadik.Autor

REAL MADRIDI I HAP DYERT/ Cristiano Ronaldo drejt rikthimit, presidenti Perez ka një plan për të

F.autor

ITALIANËT SHFRENOJNË FANTAZINË/ Panucci kandidat për stolin e Milanit

Delo.autor

Leave a Comment