Futboll Seria A Sport

HEROI I MINUTAVE TË FUNDIT/ Caicedo ia dedikon golin ekipit dhe shpjegon: E dija se do të ndodhte…

Gol në mintuat e fundit ndaj Torino, gol në minutat e fundit ndaj Zenit dhe gol në minutat e fundit ndaj Juventusit!

Felipe Caicedo duket se është njeriu i kthesës te Lazio. Një rezervë lluksi që kushdo do ta donte në ekip, por që kundërshtari nuk do të donte ta kishtë përballë.

I ndodhur në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Sërish gol dhe me peshë ndaj Juventusit teksa kishin kaluar 94 minuta lojë në “Olimpico”.

“Goli i përket të gjithëve, të gjithë ekipit. Ne ishim përpara, të bindur se diçka mund të ndodhte. Ishte e bukur, duhet të them të vërtetën. Ne ishim të bindur se diçka mund të ndodhte”.

“Unë kam një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Ciro, gjithmonë më qëndron afër, ashtu si Leiva.

Të gjithë na kanë munguar, por mendoj se për disa ditë ata do të jenë me ne. Immobile është një stimul dhe një referencë për ne”.

“Sezoni ynë? Me këtë ligësi mund të shkojmë ku të duam, nuk do të dorëzohemi kurrë, mund të arrijmë në fund. Na duhej një ndeshje si me Torino për të bërë atë që bëmë vitin e kaluar”.

Related posts

SHERRI MASIV/ Ndërhyrja horror e Obanorit, shikoni si i kanë ngelur takat në mish Markut të Vllaznisë (FOTO)

Delo.autor

“SARRI ISHTE I JASHTËZAKONSHËM”/ Rrëfehet mësuesja e famshme e Anglishtes: Ishte shumë kureshtar dhe i…

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Abazaj nuk di të ndalet, dy asist ndaj Ajaxit “të vogël” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment