Futboll Sport

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Carragher: Nuk më intereson as Messi dhe as Ronaldo. Dua të shoh vetëm…

Kanë bërë shumë bujë deklaratat e fundit të bërë nga Jamie Carragher për stacionin amerikan CBS.

“As Messi dhe as Cristiano Ronaldo”, ka thënë osh-mbrojtësi i Liverpool në lidhje me lojtarët që pëlqen më shumë t’i ndjekë gjatë ndeshjeve.

“Lojtari që dua të shikoj me të vërtetë çdo javë është Sergino Dest”.

Një frazë që është pritur me befasi të madhe dhe pak siklet, duke parë se ish-mbrojtësi i Liverpool ka krijuar përshtypjen se po bënte ironi.

“Duke parë se jemi në një televizion amerikan, kam harruar t’i bëj komplimentet edhe Reyna-s (Borussia Dortmund). Po bën shumë mirë”.

Fjalë këto që kanë krijuar reagime të kundërta nga to që priste Carragher, i cili ka bërë një saktësim.

“Po bëja shaka për futbollistët amerikanë. Po flitej për kombëtaren e Amerikës dhe për këtë arsye kam kërkuar të ‘rris nivelin’”, ka provuar të shpjegohet ish-mbrojtësi.

Related posts

“S’KEMI MBROJTËS”/ Pioli ankohet për prapavijën: Shtatë ditë nuk mjaftojnë për Europa League

Delo.autor

ANKTH DHE PRITJE/ 450 mijë euro për Skënderbeun, ja kur VENDOS CAS

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Crvena Zvezda befason botën e futbollit, mposht yjet e Liverpool ne Serbi

Isa.Autor

Leave a Comment