Futboll Sport

I FALEN “MAGJISË” SË KASTRATIT/ Kosova e mbyll me fitore Nations League

Kosova merr fitoren e parë në grupin 4 të Ligës C, duke e mbyllur kështu me 5 pikë. Dardanët janë mjaftuar me golin e bukur dhe spetakolar të Lirim Kastratit për të mposhtur Moldavinë.

Edhe pse trajneri kishte hedhur në fushë një formacion jo shumë konkurrues, epërsia e vendasve në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ishte e pashmangshme ndaj një Moldavie që ishte e dorëzuar dhe jo në lartësi.

Dardanët e kanë zhvilluar një pjesë të parë të mirë, duke dominuar ndeshjen, menaxhuar lojën dhe duke gjetur edhe golin e vetëm në këtë pjesë.

Në pjesën e dytë, përtej rasteve, nuk pati gola të tjerë. Një karton i kuq në fund i Dreseviqit i vuri edhe kapakun fitores 1-0.

Ia vlen të përmendet edhe dëmtimi i Rrahmanit, që u rrëzua pas një dueli me një sulmues moldav, ku lëndoni krahun.

Ai provoi të luajë për disa minuta, por nuk ia doli, pasi dhimbjet ishin të mëdha. Futbollisti i Napolit u zëvendësua nga Fidan Aliti në minutën e 19-të.

Related posts

E ARDHMJA E LUKA JOVIC DREJT FUNDIT/ Ish-shoku i skuadrës i “galaktikut”: Problemi i tij nuk është në fushë, por jashtë saj

Delo.autor

GOLAT MË SPEKTAKOLARË/ Njihuni me pesë “PERLAT” e shënuara fundjavën që lamë pas (VIDEO)

Delo.autor

TË VETMIT SHQIPTARË QË NUK PËRKRAHËN KOMBËTAREN/ Familja e ish-futbollistit na surprizoi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment