Bundesliga Futboll Sport

I THUR ELOZHE “MBRETËRVE” TË EUROPËS/ Talenti Haaland: Bayern Munich, skuadra më e mirë në botë

Erling Haland nuk u ndal duke shënuar edhe në ndeshjen më të rëndësishme të javës së shtatë ndaj Bajernit të Mynihut.

Sulmuesi norvegjez mposhti Manuel Nojerin duke shënuar golin e 2-3 vetëm pak minuta nga fundi i ndeshjes. Pas sfidës, norvegjezi u shpreh se skuadra e tij meritonte më shumë. “Nëse më pyesni personalisht, mund të them që nuk jam i kënaqur.

Duhet të shënoj më shumë për të ndihmuar skuadrën. Bëmë një ndeshje të mirë, por në fund kjo nuk mjaftoi. Bajerni është një skuadër e mirë, për mua ekipi më i mirë në botë për momentin dhe ky është një fakt i pamohueshëm. Duhet të vazhdojmë të punojmë fort për të qenë sa më pranë tyre”, përfundoi sulmuesi i Borusias së Dortmundit.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Eibar-Real Madrid. Rezultati 1-3

Delo.autor

DHUROI SPEKTAKËL/ Jordi Alba: Të mposhtësh REALIN është si të fitosh…

Isa.Autor

Merkatoja e dimrit 2018, njihuni me afatet për Top kampionatet elitare europiane

Q.Autor

Leave a Comment