Futboll Sport

“INVESTITORËT E RINJ E KANË TË VËSHTIRË TË FITOJNË”/ Ish-trajneri Wenger: Ja pse futbolli i sotshëm është i mërzitshëm

Arsene Wenger ka bërë disa deklarata interesante në lidhje me futbollin modern.

Tani shijon spektaklin jashtë fushës, por Wenger nuk e harron lamtumirën nga futbolli dhe kryesisht nga Arsenal-i pas 22 vitesh si trajner:

“Në atë kohë nuk mund ta dija sa e dhimbshme do të ishte, por sot jam i qetë. Kam zbuluar familjen, kohën, qytete. Do të kthehem në stadium ta shikoj Arsenal-in, por nuk jam gati. Është skuadra ime, historia ime”.

Në lidhje me futbollin aktual: “Klubet që dominojnë në Europë e bëjnë falë shpenzimeve që kanë bërë para shtrëngimeve të Fair Play-t Financiar”.

“Janë ngrirë pozicionet e arritura më parë dhe kjo e shtrembëron garën. Tani është e lehtë të parashikosh kush do të fitojë, është e mërzitshme. E bukura e futbollit duhet të jetë të qenit i paparashikueshëm. Dhe investitorët e rinj e kanë të vështirë të fitojnë”, ka thënë francezi.

Related posts

TMERROHEN TIFOZËT E INTERIT/ Spalletti: NAINNGOLAN do të mungoi gjatë, rikthehet në…

Isa.Autor

Nuk kanë fund PROBLEMET për KOMBËTAREN, PANUÇI me një këmbë në HUMNERË

Isa.Autor

Prapaskenat, zbulohet si e larguan Wenger nga Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment