Futboll La Liga Sport

“ISHTE FENOMENAL”/ Koeman i përulet portierit për fitoren ndaj Dinamo Kyiv në Champions

Ronald Koeman falënderoi “fenomenin” Marc-Andre ter Stegen si më meritorin e fitores së ngushtë të Barcelonës 2-1 ndaj Dinamo Kyiv. Trajneri hollandez pranoi se skuadra e tij ka shumë për të punuar. Gjigandët katalanas bënë tri fitore në tri ndeshje të Grupit G të Ligës së Kampionëve, përmes penalltisë së Lionel Messit në minutën e 5-të dhe një goditjeje me kokë të Gerard Pique në pjesën e dytë. Sidoqoftë, Barça kishte nevojë për Ter Stegen, që bëri gjashtë pritje vendimtare kundër një kundërshtari të varfëruar (minimizuar) nga një shpërthim i koronavirusit në kampin e tyre.

“Ai provoi të jetë një portier i shkëlqyeshëm për ne, – tha Koeman për “Movistar”, pas ndeshjes. – Po stërvitej mirë pas dëmtimit dhe sot mundëm ta shohim në veprim. E filluam mirë ndeshjen dhe shpejt kaluam në epërsi 1-0, por nuk ishim në gjendje të gjenim golin e dytë dhe pastaj humbëm kontrollin. Falë Marc, i cili ka qenë fenomenal, arritëm ta mbanim kontrollin e ndeshjes. Ne duhet të luajmë më mirë dhe të përmirësojmë lojën pa top. Sonte nuk kemi bërë aq mirë. Në përgjithësi, kemi qenë të mirë në mbrojtje”.

Related posts

Barcelona, rikthehet makthi për Leo Messi-n

Q.Autor

E TRISHTË/ U përplas me shtyllën, ndërron jetë tragjikisht basketbollisti i njohur (VIDEO)

Delo.autor

AKUZA PËR DOPING/ Çfarë është “Dexamethasone”: Substanca që po rrezikon karrierën e Ramosit

Isa.Autor

Leave a Comment