Futboll Sport

“NUK E DI SE KU JAM”/ Pogba befason të gjithë me deklaratën nga spitali: Në Manchester? Në Paris? Në Guinea? Jo, nuk… (VIDEO)

Rrjetet sociale dhe Paul Pogba duket se kanë një lidhje të fortë dashurie. Mesfushori është mjaft i fiksuar pas tyre, ku kalon shumë kohë dhe tregon shumë episode nga jeta e tij.

Por, Pogba nuk është i lidhur vetëm me rrjetet sociale, por edhe me merkaton. Reali i Madridit dhe Juventus kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e tij, por Manchester United dhe dëmtimi i fundit duket se kanë stepur disi interesimin.

Megjithatë, ish lojtari i Juventusit di si të bëjë bujë në media, teksa pasi iu nënshtrua një operacioni në gju u shfaq i buzëqedhur dhe duke pohuar se është gjallë.

Unë jam akoma gjallë dhe ky është një lajm i mirë. Nuk e di nëse jam mirë, nuk di as se ku jam. Ata më thanë që dukem i dehur, por nuk kam pirë. Tani për tani jam pak i hutuar. Në Manchester? Në Paris? Në Guinea? Jo, nuk jam i dehur. Më futën diçka në krah dhe më thanë të mendoja gjëra të bukura,” tha mes ironisë Pogba.

Kampioni i Botës pritet të mungojë të paktën gjashtë javë dhe pritet të rikthehet në fushë në fillim të marsit.

Related posts

MENDON PËR SULMIN E SË NESËRMES/ “Katalanasit” vëzhgojnë sulmuesin e Milanit…

Delo.autor

SFIDA NDAJ BYLIS/ Flet mbrojtësi Lala: Është ndeshje jetike për ecurinë tonë, ndaj…

Delo.autor

SKANDALI NË RUSI/ I ati e akuzoi për DOPING, i biri i provon të kundërtën

Isa.Autor

Leave a Comment