Futboll Seria A Sport

“JEMI NË POZICION KOMOD”/ Surprizon trajneri Kuman: Ja pse s’e grumbullova Mesin për Champions-in

Pavarësisht se mediat aludojnë për mungesën e Lionel Mesit, trajneri Kuman është i qartë dhe thotë se ky vendim lidhet vetëm me faktin që ai ka luajtur shumë ndeshje dhe ka nevojë për pak pushim. Trajneri analizon edhe situatën e mbrojtjes, por edhe faktin që në Champions ndodhen në pozicion komod.

MESI – “Kemi vendosur të mos e marrim me vete as Leon dhe as De Jongun sepse situata në Champions është e mirë dhe mund të pushojnë. Kanë luajtur shumë sfida. Flitet gjithmonë për Mesin dhe ai ka pasur gjithmonë sukses në klubin e Barcelonës. Mendoj se është momenti i duhur që Leo Mesi të pushojë.

Ai dhe De Jongu kanë luajtur të gjitha ndeshjet dhe kanë udhëtuar shumë. Ndonjëherë më duhet t’i mbroj futbollistët e mi sepse kalendari është i tmerrshëm. Është e pamundur t’i mbash lojtarët në formë, shikoni Roberton. Ai është dëmtuar thjesht prej numrit të lartë të ndeshjeve që ka luajtur. E njëjta gjë edhe për Ansu Fatin dhe e di gjithë bota. Por ne duhet të vazhdojmë të luajmë. UEFA dhe FIFA duhet të mendojnë pak”.

UMTITI – “E dimë që është një mbrojtës, i cili ka shumë kohë i dëmtuar dhe plani ynë është që ta rikthejmë në kushte perfekte për dy tre javë. Ka shumë kohë pa luajtur dhe duhet të rikuperohet”.

MBROJTËSIT – “Nuk ishte vendim i rrezikshëm largimi i Todibosë dhe Kuenkës në verë. Ata duhet që të merrnin më shumë minuta dhe nuk ishin vendime të këqija. Ka shanse që të luajë Mingueza sepse Arauho po stërvitet veçmas ditë pas dite”.

MERKATOJA – “Nuk është momenti i duhur për të folur për këto gjëra. Nuk jemi në janar. Kur të afrohet ky muaj, do të nisim të marrim vendimet e duhura”.

SISTEMI – “Mendoj se kemi disa futbollistë që mund të luajnë në skema të ndryshme. Kjo lidhet me funksionin e lojtarit. Për momentin po luajmë me 4-2-3-1, por mund të luajmë edhe 4-3-3. Varet nga rrethanat e ndeshjeve”.

PIKE – Është një mungesë e rëndësishme. Është e trishtë që një lojtar të dëmtohet, por duhet ta pranojmë. Është e vështirë”.

CHAMPIONS-LIGA – “Janë dy kompeticione të ndryshme. Me kalendarin që kemi duhet të luftojmë për të dyja. Champions-i është ndryshe, duhet të përqendrohemi shumë në ndeshjet jashtë fushe. Duhet të kalojmë fazën e grupeve dhe pastaj të mendojmë për të ardhmen. Nuk mendoj se është më e vështirë fitorja e Champions-it, sesa La Liga”.

Related posts

“TRIUMFI ËSHTË THELBI IM”/ Mourinho i qartë: Tani jam më i uritur, kam pesë muaj pa…

Delo.autor

Bavarezët frymëzohen nga Juventusi, 1 maji është dita e puntorve edhe në “Bernabeu”

Sadik.Autor

Allegri: Kampionati nuk është mbyllur akoma

Q.Autor

Leave a Comment