Futboll Seria A Sport

JO VETËM RAMOS/ Zidane humbet edhe Benzema, Reali i përgjysmuar përballë Inter

Real Madrid përgjysmohet përpara sfidës më të rëndësishme në fazën e grupeve në Champions League kundër Inter. Zinedine Zidane udhëton drejtë Milanos pa një pjesë të mirë të titullarëve. Prej kohësh kishte nisur të bënte llogaritë pa kapitenin Sergio Ramos dhe Valverde por së fundmi humbet edhe shërbimet e Karim Benzema. Sulmuesi francez zhvilloi vetëm një seancë stërvitore individuale të hënën paradite ndërsa në mbrëmje nuk u përfshi në listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim.

Tekniku francez nuk do të ketë në dispozicion një tjetër sulmues për këtë transfertë pasi Luka Jovic rezultoi sërish pozitiv me COVID-19. Nuk arriti të marrë dritën jeshile për të zbritur në fushë as Militao, i cili ashtu si Jovic rezultoi pozitiv edhe në tamponin e radhës. Në këto moment të vështirë i vetmi lajm i mirë për trajnerin Zidane është rikthimi i Casemiro. Mesfushori brazilian është shëruar nga COVID-19 por mbetet për tu vlerësuar forma e tij fizike.

Related posts

IDEJA E “ÇMENDUR” TEK ITALIA/ Mançcni gati t’i besojë sulmin në “play-off”-in e Botërorit një… braziliani

Delo.autor

PËRFUNDON ÇËSHTJA E YLLIT “ZIKALTËR”/ Marotta dhe avokati i Icardit dalin me një vendim zyrtar, ja e ardhmja e tij

Delo.autor

JUVENTUS-SASSUOLO/ Statistikat interesante. “Zonja” do gjysmëfinalen, emilianët… tabunë

Delo.autor

Leave a Comment