Futboll Premier League Sport

JEP ALARAMIN PAS BARAZIMIRT ME LIVERPOOL/ Gabriel Jesus: Do të jetë një sezon i rrezikshëm

Sulmuesi i Manchester City-t, Gabriel Jesus, ka komentuar barazimin 1-1 të arritur kundër Liverpool-it.

“Nuk është një rezultat i mirë për ne. Duhet t’i fitojmë ndeshjet që luajmë në shtëpi, por ka qenë një ndeshje e vështirë”, ka thënë braziliani për BBC Sport.

“Ata janë kampionët, por ne nuk mund të humbasim pikë në këtë mënyrë”.

“Ndihem mirë. Natyrisht nuk është njësoj, gjendja ime fizike nuk është njësoj dhe tani duhet të luaj me kombëtaren dhe do të mundohem të kthehem në gjendje të mirë fizike”.

“Kjo është sfida për mua, të ruaj formën dhe të shmang dëmtimet sepse ky sezon do të jetë i rrezikshëm për lojtarët për shkak të ndeshjeve të shumta që do të luajmë”.

Related posts

STRATEGJIA E SPALETIT TE INTER/ I butë kur humbet dhe agresiv …….

Isa.Autor

FITOI “KËPUCËN E ARTË” NË SUPERIORE/ Nuabueze bën dedikimin prekës: Këtë trofe ia dedikoj vëllait tim që…

Delo.autor

JUVENTUSI nuk “ndahet” nga Real Madrid, pas RONALDOS kërkon një tjetër madrilen

Isa.Autor

Leave a Comment