Futboll Seria A Sport

BUFFON TITULLAR NË KUPËN E ITALISË/ Pas rekordit të prezencave, “Gardiani” i Juventus kërkon një tjetër arritje

Xhanluixhi Bufon, të paktën sivjet, si profesion bën atë të portierit të dytë, të portierit rezervë, por ndoshta, Kupa e Italisë, e cila do të jetë deri në fund arena e tij e sigurt si titullar, mund të jetë ajo që do ta pasurojë edhe më shumë kurrikulumin e tij, në rast suksesi final. Madje, do të bëhet fjalë për një rekord tjetër, pas rekordit të prezencave. 

Nëse në Serinë A parakaloi Paolo Maldinin me 648 prezenca, “Supermeni” 42-vjeçar, i cili deri më tani numëron 5 Kupa Italie të fituara (si Xhixhi kanë bërë edhe Romeo Beneti, Bruno Konti, Xhuzepe Favali, Fausto Salsano, Dejan Stankoviç, Françesko Toldo, Stefan Lihshtajner dhe Goran Pandev), këtë sezon do të kërkojë trofeun e gjashtë, një shifër kjo të cilën në karrierë e ka shijuar vetëm Roberto Mançini (4 kupa me Sampdorian, 2 me Lacion). Prandaj, ky mund të jetë një stimul më shumë, që Bufon dhe Juventusi, edhe sivjet t’i shkojnë deri në fund Kupës së Italisë.

Related posts

VJEN NGA ITALIA/ Zbulohet trajneri i ri i Partizanit

Delo.autor

ARMANDO BROJA RIKTHEHET NË FUSHË/ Shikoni si provoi ta zgjidhte vetë sfidën e Premier Ligë

F.autor

NJË TJETËR DITË HISTORIKE PËR KOSOVËN/ Fitohen dy medalje ari. Nora Gjakova është Kampione Olimpike

Delo.autor

Leave a Comment