Futboll Premier League Sport

JOTA MUND T’I “VJEDHË” VENDIN SHOKUT TË SKUADRËS/ Klopp: Bota është me të vërtetë një vend i shëmtuar

Protagonisti absolut i fitores së jashtëzakonshme të marrë nga Liverpool-i kundër Atalanta-s ka qenë Diogo Jota.

Sulmuesi portugez, i marrë në ditët e fundit të merkatos për shumë milionë euro nga Wolves, po tregon se është një ndihmë shumë e madhe për Të Kuqtë, veçanërisht për t’i dhënë pak frymëmarrje treshes së sulmit.

Megjithatë, ish-ylli i Wolves po kërcënon seriozisht Roberto Firmino- n me paraqitjet e tij që, ndryshe nga kolegu, po has pak vështirësi për të gjetur rrugën e golit.

Për dualizmin mes të dyve ka folur Jurgen Klopp, i cili ka thënë pas fitores ndaj Atalanta-s:

“Bota është me të vërtetë një vend i shëmtuar: në momentin që dikush shkëlqen, menjëherë flitet keq për dikë tjetër, edhe pse ka luajtur 500 ndeshje radhazi”.

“Nuk do të ishim në Champions League po të mos ishte për Bobby-n. për ne është e rëndësishme të kemi një organikë të madhe dhe zëvendësues në lartësinë e duhur”.

“Diogo ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, por kjo nuk do të thotë asgjë për Firmino-n, që është i papërmbajtshëm kur është në maksimumin e formës”, ka thënë trajneri i Të Kuqve.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Rapid Vienna-Arsenal. Rezultati 1-2

Delo.autor

“SERIE B ME JUVENTUS ISHTE ARGËTUESE”/ Veterani Buffon: Në dhjetë ndeshjet e para ne…

Delo.autor

Beckham fiton bastin, ja çfarë duhet t’i japë Ibrahimoviç anglezit…

Isa.Autor

Leave a Comment