Futboll Sport

E BUJSHME/ Klubi i Serisë A në bisedime me Çelsin për Brojën, londinezët i fiksojnë çmimin sulmuesit shqiptar

Armando Broja gjatë sezonit që përfundoi ka mahnitur me paraqitjet e tij me fanellën e Sauthemptonit.

Sulmuesi i Kombëtares ishte protagonist me paraqitjet dhe golat e tij duke qenë vendimtar për skuadrën nga Hampshire.

20-vjeçari prej kohësh ndiqet me interes nga klube të ndryshme në Premier Ligë dhe në Serinë A, ku së fundmi hapa përpara ka bërë Napoli.

Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, klubi nga Kampanja ka nisur bisedimet me Çelsin, ekip që zotëron kartonin e shqiptarit ku i ka bërë me dije klubit të De Laurentisit se Armando Broja kushton 30 milionë euro dhe për të hapur negociatat midis palëve.

Napoli e sheh si zëvendësuesin ideal të Viktor Ozimhen, por mesa duket De Laurentis do të provojë ta mbajë në skuadër nigerianin për të krijuar një dyshe sulmuese me Brojën.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Sauthemptonit në të gjitha kompeticionet, Armando Broja u aktivizua në 38 ndeshje ku arriti të shënonte 9 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.

Related posts

“Më çoni në stadiumin e ri, ta shoh përpara se të vdes”, dëshira e realizuar 93 vjeç (VIDEO)

Isa.Autor

BAYERN MUNICH E KËRKON NË STOL/ Ja vendimi që merr Allegri për të ardhmen e tij

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Regi Lushkja: LAÇI në rrugën e duhur. KAKA është idhulli im sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment