Futboll Sport

Kamza “befason” kundërshtarët, avancojnë bisedimet me ish-futbollistin e Tiranës

Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit Olsi Teqja ka mbetur pa ekip pas skadimit të kontratës me kampionët e Maqedonisë Shkëndijen e Tetovës. 30-vjeçari nuk ka pranuar të vazhdojë karrierën në Maqedoni, megjithatë mbyll një vit të jashtëzakonshëm duke fituar “dopietën” (kampionat dhe kupë).

Por flitet se lojtari ka ndërmend të rikthehet në Superligë, por jo me Tiranën. Klubi i Kamzës ka hyrë në bisedime me lojtarin dhe po shkon drejt finalizimit me sukses të marrëveshjes. Megjithatë mbetet ende për t’u parë, pasi nuk ka dalë asnjë gjë konkrete më tepër në lidhje me këtë operacion.

Teqja do të ishte një përforcim ideal për repartin e mbrojtjes së kamzalinjve të cilët kërkojnë të kenë një prapavijë kompakte. 30-vjeçari nuk pranoi të vazhdonte me bardheblutë fushatën në Kategorinë e Parë dhe vendosi të firmoste për kuqezinjtë nga Tetova.

Related posts

Messi braktis grumbullimin, lë kombëtaren në mëshirë të fatit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Jones, sulmuesi Salah ndëshkon Porton me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NDRYSHON SËRISH AXHENDA/ Ja kur do të luhet super sfida Partizani-Skënderbeu

Delo.autor

Leave a Comment