Futboll Seria A Sport

KALENDARI/ Kampionat dhe Champions, Interin e presin 10 ndeshje në 32 ditë

Fryma e mbajtur për pauzën e zakonshme dhe stresuese të kombëtareve, e më pas vrull deri në Krishtlindje. Antonio Konte di se ka humbur terren në këtë fillimsezoni, me rezultate jo gjithmonë pozitive si në Itali po ashtu edhe Europë. Verdikti i fushës shumë shpesh nuk ka shpërblyer sforcon e një Interi të shfaqur dominues, por njëkohësisht vulnerabël. Një tendencë për t’u kthyer, nëse objektivi është ai i ngritjes së një trofeu në fund të vitit.

DHJETË NDESHJE NË 32 DITË – Dhe pikërisht duke folur për vit, jo futbollistik por diellor, nga rikthimi pas kombëtareve në fund të vitit 2020 ekziston një kalendar prej 10 ndeshjesh në 32 ditë në harkun kohor mes 22 nëntorit (Inter-Torino) në 23 dhjetor (Verona-Inter). Një parantezë e gjerë e ndërtuar prej 7 ndeshjesh në Serinë A dhe 3 në Ligën e Kampioneve. Në mënyrë të arsyeshme, një segment thelbësor i sezonit për ambiciet e Lukakut me shokë. Nis gjithçka të dielën 22 nëntor në shtëpi me Torinon, më pas tri ditë më vonë në “San Siro” vjen Reali i Madridit: etapë thelbësore për rrugëtimin në Europë. Në atë seli, nuk do të mund të bëhen llogari: fitore ose fitore për të mos përshëndetur edhe një herë grupet.

Të shtunën 28 nëntor, sfida e madhe në “MAPEI Stadium” kundër Sasuolos, aktualisht në vendin e dytë të klasifikimit. Dhe nuk do të ketë kohë për të marrë frymë, pasi të martën 1 dhjetor skuadra zikaltër udhëton në Gjermani për të përballur Borusia Mynshengladbah në atë që, shpresohet, do të jetë një tjetër ndeshje me rëndësi të madhe: do të thoshte që Antonio Konte është ende në garë në Champions. Inter-Bolonja i së shtunës 5 dhjetor do të shërbejë si prolog për Inter-Shahtjor i së martës 9 dhjetor, akti i fundit i grupit të Champions-it. Pasi të arkivohet diskutimi Champions, viti do të mbyllet me katër ndeshje kampionati. Të dielën 13 dhjetor, Interi udhëton në Kaljari, pas tre ditësh pret Napolin për ndeshjen e vërtetë të madhe në këtë segment të Serisë A. Përpara Krishtlindjes luhet Inter-Specia të dielën 20 dhjetor dhe Verona-Inter të mërkurën 23 dhjetor.

KALENDAR ME DY PRESA – Pra, nëse në Europë në formacionin zikaltër e presin tre finale të vërteta, në kampionat skuadra e Kontes do të duhet mbi të gjitha të gjejë veten. Me kalendar në dorë, me Interin që bën Interin, në fundin e 2020-ës klasifikimi duhet të jetë shumë ndryshe nga ai aktual. Megjithëse, është pikërisht në këto ndeshje që do të duhet të bëhet diferenca sepse shumë shpesh, edhe në të kaluarën e afërt, hapat falsë nuk kanë munguar.

Related posts

DEKLARATË E ASHPËR NDAJ LAMPARD/ Mesfushori Jorginho: Nuk ishte gati për Chelsea-n, nuk kishte eksperiencë

Delo.autor

“MUND TË KTHEJË BROJËN NË LOJTAR TË…”/ Në Angli e bëjnë të kryer, Çhelsea emëron trajnerin e ri

F.autor

POZON NUDO/ Sabrina Raissa: “Bomba” SUPER SEKSI që nuk e fsheh simpatinë për… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment