Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ MILAN/ Lajm i keq për Gatusson, dëmtohet rëndë lojtari kryesor i Napolit…

Nuk vijnë lajme të mira nga Nigeria për Napolin. Viktor Ozimhen i cili ishte impenjuar me kombëtaren e tij, është dëmtuar në sfidën e sotme ndaj Sierra Leones të përfunduar me rezultatin 4-4.

Sulmuesi 21-vjeçar ka arritur të shënojë një gol dhe të dhurojë një asist në ndeshjen e sotme të zhvilluar për Kualifikueset e Kupës së Afrikës. Talenti i Napolit u dëmtua 10 minuta përpara fundit të sfidës duke dalë jashtë fushe me barrelë.

Sipas raportimeve nga mediat vendase thuhet se sulmuesi nigerian ka thyer kyçin e dorës. Gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme, por mbetet një shqetësim në shtëpinë e Napolit ku në përballjen delikate ndaj Milanit mund të mos kenë në dispozicion një nga lojtarët më kryesorë të skuadrës.

Viktor Ozimhen u transferua këtë verë nga Lilë tek Napoli me një shifër rekord për të “kaltërit” prej 80 milionë eurosh.

Related posts

PSE U MUNDËM? Messi zbulon “TORTURUESIN” e tij: Ai më kritikon dhe detyron të komentoj…

Delo.autor

Liverpooli shfaq interesim për Gomezin e Atalantas

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËMDHA/ Dortmund gati 20 milionë euro për mesfushorin Emre Can, ja vendimi i Juventus

Delo.autor

Leave a Comment