Futboll Seria A Sport

“KAM REFUZUAR NJË OFERTË TË ÇMENDUR NGA INTERI PËR MESIN”/ Laporta jep deklaratën e bujshme gjatë garës si president i Barcelonës

Ish-presidenti i Barcelonës, Huan Laporta konfirmoi këtë mëngjes, gjatë një konference për shtyp, synimin e tij për të rikandiduar për presidencën e klubit katalanas në zgjedhjet që do të mbahen në 20 dhe 21 Mars 2021. Ish-drejtuesi blaugrana ka udhëhequr klubin nga viti 2003 deri në vitin 2010. Gjatë konferencës së hedhjes së kandidaturës për president ai gjithashtu zbuloi një prapaskenë të bujshme merkatoje të lidhur për Mesin tek Interi:

Mesi-Inter – “Në jetë gjithçka mund të ndodhë, sigurisht që aktualisht ai ka oferta nga klube të tjera, por ai gjithmonë ka marrë oferta nga klube edhe në të kaluarën. Kam refuzuar një ofertë të çmendur nga Interi për Mesin. Në vitin 2006, Interi ofroi 250 milionë euro për të, por unë mbaj mend që Mesi më tha i cili që çfarë duhet të bëja pasi unë isha si një baba për të. Dhe unë i thashë të qëndronte, sepse këtu ai do të luante për lavdi.”

Plani i ri për Barcelonën – “Ne kemi një plan për t’u rikuperuar nga situata dramatike financiare e klubit. Së pari, unë dua të mbledh të gjithë ata që kanë qenë pjesë e Barcelonës. Ne nuk mund ta rregullojmë botën, por mund ta bëjmë atë pak më mirë. Dhe ne duam ta bëjmë atë me punë, pasion dhe dashuri. Plani ynë është të rikthejmë lumturinë tek njerëzit. Nuk është një premtim i thjeshtë zgjedhor. Është një angazhim etik, qytetar, moral, shoqëror dhe mbështetës.”

Mesi – “Askush nuk mund të dyshojë sesa ai e dashuron Barcelonën. Ne e respektojmë njëri-tjetrin, por unë nuk kam biseduar me të. Kur zgjedhjet për president të kenë mbaruar, nga ku shpresoj të jem president, atëherë do të flas me të.”, përfundon fjalën e tij, Huan Laporta.

Related posts

“Xhudisti” Ramos e hodhi “tuç”, Salah rrezikon seriozisht Botërorin

Sadik.Autor

CHELSEA-HUDDERSFIELD/ “Blutë e Londrës” nuk “ngopen”, shënon Luiz

Delo.autor

Arsenali kërkon një portier tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment