Futboll Sport

HUMBI DERBIN NDAJ KAMPIONËVE TË KOSOVËS/ Trajneri vlonjat jep dorëheqjen nga Gjilani

Gentian Mezani nuk është më trajner i Gjilanit. Tekniku vlonjat ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së kampionatit të Kosovës pas humbjes së djeshme në derbi me kampionët në fuqi të Dritës 2-3.

Drejtuesit e klubit gjilanas pranuan kërkesën e ish-trajnerit të Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit për të mbyllur sot bashkëpunimin mes palëve.

Mezani drejtoi Gjilanin nga marsi i vitit 2019 deri më sot në 30 nëntor 2020. Ai arriti ta kualifikonte ekipin për herë të parë në Kupat e Europës sezonin e kaluar. Gjilani zuri vendin e dytë pas Dritës.

Edicioni i ri pati luhatje të vazhdueshme te “Skifterat” ku në 14 ndeshje, siguruan 23 pikë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-0

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” GATI 90 MILION EURO/ Solskjaer konfirmon me gjysmë zëri afrimin në ekip të…

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Insiston mbrojtësi i Napolit: Të qëndrojmë sa më afër “Zonjës së Vjetër”, duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment